Aktualitet

Iu gjetën 35 doza kokaine gati për shitje në automjet, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Fier

Mësohet se 32-vjeçarit me inicialet D.R në automjetin e tij i janë gjetur 35 doza kokaine të bëra gati për shitje.

30 Prill 2024, 11:57 Nga S.B
Iu gjetën 35 doza kokaine gati për shitje në automjet, arrestohet
foto ilustruese

FIER- Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar në Fier. Mësohet se 32-vjeçarit me inicialet D.R në automjetin e tij i janë gjetur 35 doza kokaine të bëra gati për shitje.

Si pasojë janë sekuestruar dozat, dy celularë dhe automjeti i të arrestuarit ku u gjet edhe kokaina.  Me rastin do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”.

U kap në flagrancë me doza kokaine të gatshme për shitje, vihet në pranga 32-vjeçari.    

Sekuestrohen 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe automjeti tip "Volkswagen" që përdorte 32-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.   

Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin D. R., 32 vjeç banues në fshatin Luar, Roskovec.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

fier kokaine

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Prill 2024, 08:33 Redaksia INA Media

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Foto ilustruese TIRANA- Amnistia që nisi të ekzekutohet sot ka prodhuar pasojat e para negative. Proçesi që është admi...