Aktualitet

Plagosi me mjet prerës një person, arrestohet 32-vjeçarit në Tiranë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

30 Prill 2024, 10:33 Nga M.B
Plagosi me mjet prerës një person, arrestohet 32-vjeçarit
Arrestimi

TIRANA- Njoftimi:

Tiranë

Plagosi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Kadri Roshi", kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Prill 2024, 08:33 Redaksia INA Media

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Foto ilustruese TIRANA- Amnistia që nisi të ekzekutohet sot ka prodhuar pasojat e para negative. Proçesi që është admi...