Aktualitet

Marrëveshja mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, GJKKO refuzon, dosja kthehet për hetim

Marrëveshja parashikonte dënimin e Gjanës me 1 vit e 6 muaj burgim dhe konvertimin në 3 vite shërbim prove dhe si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar.

30 Prill 2024, 11:24 Nga M.B
Marrëveshja mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të
Ish-kryebashkiaku i komanduar i Kukësit, Granit Gjana

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana. Ai dhe SPAK kishin arritur një marrëveshje lidhur me pranimin e fajësisë për 2 procedura tenderimi për blerje karburanti. Ndërkohë, GJKKO urdhëroi kthimin e dosjes për hetim nga ana e SPAK.

Marrëveshja parashikonte dënimin e Gjanës me 1 vit e 6 muaj burgim dhe konvertimin në 3 vite shërbim prove dhe si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar. Lidhur me procedurat për të cilat akuzohet ish-zyrtari, ka dhënë deklarime edhe ish kryebashkiaku Safet Gjici. 

ish-kryebashkiaku i komanduar i kukësit granit gjana

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Prill 2024, 08:33 Redaksia INA Media

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Foto ilustruese TIRANA- Amnistia që nisi të ekzekutohet sot ka prodhuar pasojat e para negative. Proçesi që është admi...