Sport

Thomas Tuchel apel për 'atmosferë të pabesueshme' nga tifozët e Bayern Munich...

Menaxheri i Bayernit u bëri thirrje tifozëve bavarez që të krijojnë një atmosferë të veçantë kur presin gjigantin spanjol Real Madrid të martën në mbrëmje (21:00) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

30 Prill 2024, 07:30 Nga DOSJA

Thomas Tuchel apel për 'atmosferë të pabesueshme' nga

GJERMANI - Pas eliminimit të Arsenalit në çerekfinale (3-2 në total), Bayern është në katërshen e fundit të Champions League, për herë të parë që nga fitimi i turneut në 2020. Të rinjtë e Thomas Tuchel do të përpiqen të sigurojnë një kurorë të shtatë evropiane në rekordin e klubit. 

“Ne kemi nevojë për një atmosferë të pabesueshme. Ne kemi shumë nevojë që tifozët të na mbështesin, edhe në momentet më të vështira. Me tifozët duhet të krijojmë një atmosferë që na jep një avantazh”,- u tha Tuchel gazetarëve të hënën.

“Madrilenët kanë modele të qarta. Është një përzierje e një mesfushori diamanti dhe dy mesfushorë mbrojtës, dy mesfushorë sulmues. Është shumë fleksibël, me përvojë dhe i automatizuar. Kur luajmë kundër tyre, përballemi edhe me aurën, legjendën që rrethon klubin. Jemi të fokusuar plotësisht te ndeshja. Të gjithë mezi presim këtë moment madhështor”, shtoi ai. 

Përsa i përket individëve kundërshtarë, tekniku gjerman tha se ishte i impresionuar nga ecuria e Jude Bellingham këtë sezon. “Zhvillimi i tij është i pabesueshëm. Ai ishte fantastik në Bundesligë  (me Dortmundin nga viti 2020 deri në 2023). 

Mendoj se ky lloj përparimi është i mundur vetëm nga një personalitet të madh. Të gjithë ata që luajnë për Real Madridin luajnë edhe me presionin, kërkesat dhe pritshmëritë që imponon kjo fanelë. Ai po e trajton këtë si kurrë më parë. Ai është shumë i rrezikshëm dhe shumë, shumë fizik në lojën e tij Ai është një lojtar kyç në një pozicion shumë sulmues , "tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll