Sport

VIDEO / Nuk ka të ndalur Daku, shënon edhe këtë javë ndaj Uralit!

Goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani, i cili ka shërbyer dhe në 4 raste për shokët e skuadrës. Daku është një titullar i padiskutueshëm te Rubin Kazan dhe besimin e trajnerit po e shpërblen më së miri.

29 Prill 2024, 18:17 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka të ndalur Daku, shënon edhe këtë javë

RUSI - Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë Rubin Kazan në përballjen e javës së 26-të përballë Uralit. Daku ishte i papërmbajtshëm në minutën e 43-të, duke kaluar disa kundërshtare e me një goditje të bukur me të djathtën e dërgoi në rrjetë.


Goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani, i cili ka shërbyer dhe në 4 raste për shokët e skuadrës.  Daku është një titullar i padiskutueshëm te Rubin Kazan dhe besimin e trajnerit po e shpërblen më së miri.

26-vjeçari po rezulton një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Shqipërisë dhe pret të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për në Kampionatin Europian që do të luhet gjatë kësaj vere në Gjermani. Shqipëria do të luajë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në fazën e grupeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Prill 2024, 12:00

Bayerni, 'bisha e zezë' e Bellinghamit

Jude Bellingham përjetoi shumë zhgënjime kundër Bayernit si pjesë e Borussia Dortmundit SPANJE - Jude Bellingham do të ribash...