Sport

Braziliani Thiago Silva zyrtarizon largimin e tij nga Chelsea…

Mbrojtësi braziliani që është prej katër vitesh te blutë, i jep lamtumirën Chelsea me shumë emocion

29 Prill 2024, 16:00 Nga DOSJA

Braziliani Thiago Silva zyrtarizon largimin e tij nga Chelsea…

ANGLI - Thiago Silva ka bërë të ditur këtë të hënë, përmes një videoje plot emocione të publikuar në rrjetet sociale, se ai do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, kur i përfundon kontrata,

Qendërmbrojtësi 39-vjeçar mbërriti në Londër në vitin 2020, pas tetë sezonesh te PSG. Në total, ai ka luajtur 152 ndeshje për Chelsean, klubin me të cilin fitoi Champions League, për herë të parë dhe të vetme në karrierën e tij, në vitin 2021, në finalen e luajtur në ‘Estádio do Dragão’ kundër Manchester Cityt.

Ndërkombëtari brazilian shprehu gjithashtu dëshirën e tij që një ditë të kthehet në Chelsea: “Shpresoj të kthehem dhe të luaj një rol tjetër këtu”. Ish-lojtari i Milanit pritet të vazhdojë karrierën te Fluminense, klubi ku ai nisi karrierën.

Ndiqeni fjalën e tij nëpërmjet videos…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Prill 2024, 12:00

Bayerni, 'bisha e zezë' e Bellinghamit

Jude Bellingham përjetoi shumë zhgënjime kundër Bayernit si pjesë e Borussia Dortmundit SPANJE - Jude Bellingham do të ribash...