Sport

Ja ku do të luhen dy miqësoret e fundit të Shqipërisë përpara Europianit!

Silvynho do të ketë mundësinë t’i shohë lojtarët e tij në aksion përballë Azerbajxhanit, edhe ky kundërshtar modest krahasuar me skuadrat me të cilat do të përballen kuqezinjtë në Europian.

29 Prill 2024, 18:16 Nga DOSJA
Ja ku do të luhen dy miqësoret e fundit të Shqipërisë

TIRANE - Zbulohen stadiumet dhe oraret e dy miqësoreve të Shqipërisë në muajin qershor, që kuadër të përgatitjeve të fundit para finaleve të Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Më 3 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Haladas SportKomplexum”, në Hungari, kuqezinjtë do të keni testin me Lihtensteinin, ndërsa katër ditë më vonë, pra më 7 qershor, në orën 19:00, në të njëjtin stadium, Silvynho do të ketë mundësinë t’i shohë lojtarët e tij në aksion përballë Azerbajxhanit, edhe ky kundërshtar modest krahasuar me skuadrat me të cilat do të përballen kuqezinjtë në Europian. Stadiumi “Haladas SportKomplexum” ka një kapacitet prej gati 9 mijë vendesh.

Dy miqësoret e qershorit:

Shqipëri – Lihtenshtein

Datë 3 qershor 2024, ora 20:00, stadiumi “Haladas SportKomplexum”, Hungari

Shqipëri – Azerbajxhan

Datë 7 qershor 2024, ora 19:00, stadiumi “Haladas SportKomplexum”, Hungari

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Prill 2024, 12:00

Bayerni, 'bisha e zezë' e Bellinghamit

Jude Bellingham përjetoi shumë zhgënjime kundër Bayernit si pjesë e Borussia Dortmundit SPANJE - Jude Bellingham do të ribash...