Aktualitet

Ngacmoi seksualisht klienten 27-vjeçare, arrestohet kamarieri në Shkodër

Kamarieri akuzohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

29 Prill 2024, 18:54 Nga r.ll
Ngacmoi seksualisht klienten 27-vjeçare, arrestohet kamarieri në
policia e shkodres

SHKODËR- Një kamarier 31-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ka ngacmuar seksualisht një kliente 27-vjeçare.

Kjo e fundit ka denoncuar mbrëmjen e djeshme ngjarjen e ndodhur në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”. Kamarieri akuzohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Ngacmoi seksualisht një 27-vjeçare, në lokalin ku ishte kamerier, arrestohet menjëherë pas kallëzimit, 31-vjeçari.

Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

policia e shkodres

Sondazh

Poll