Aktualitet

Theu masën e siguris për të shitur doza kanabisi, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Policia bën me dije se 28-vjeçari me iniciale E.L ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

29 Prill 2024, 15:26 Nga E. D
Theu masën e siguris për të shitur doza kanabisi, arrestohet
foto ilustruese

SHKODËR- Një persona ka rënë në prangat e policsë ditën e stome pasi iu gjet një sasi lëndë  narkotike kanabis sativa e ndarë në doza, gati për shitje. Policia bën me dije se 28-vjeçari me iniciale E.L ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. 

Njoftimi

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

policia e shkodrës kanabis

Sondazh

Poll