Aktualitet

Përplasi këmbësorin me automjetin e tij, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari në Korçë

Mësohet se 48-vjeçari me inicialet G.X ka aksidentuar me automjetin e tij një këmbësor 70-vjeçar.

29 Prill 2024, 16:49 Nga S.B
Përplasi këmbësorin me automjetin e tij, arrestohet në
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar në Korçë. Mësohet se 48-vjeçari me inicialet G.X ka aksidentuar me automjetin e tij një këmbësor 70-vjeçar.

Bëhet me dije se këmbësori ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me rastin do të merret Prokuroria e Korçës.

Njoftimi i Policisë:

U arrestua në flagrancë shtetasi G. X., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevard "Gjergj Kastrioti", Korçë, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin L. Q., 70 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

korce aksident kembesor

Sondazh

Poll