Aktualitet

Arrestimi i drejtorit të IMT-së në Kurbin, policia: Lejuan ndërtimin pa leje të një objekti në zonën e Patokut, pezullohen edhe tre inspektorë

Ndërkohë masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është dhënë për ish-drejtorin e IKMT Lezhë, Flor Gjini, aktualisht drejtor poste. Gjithashtu janë pezulluar nga detyra edhe tre inspektorë të IMT-së në bashkinë e Kurbinit.

29 Prill 2024, 18:13 Nga r.ll
Arrestimi i drejtorit të IMT-së në Kurbin, policia: Lejuan
policia e lezhes

LEZHË- Policia e Lezhës ka ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurisë "arrest në burg" është ekzekutuar për drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Kurbinit, Jetmir Muzhika, pasi akuzohet se ka lejuar ndërtimin pa leje të një objekti në zonën e Patokut.

Ndërkohë masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është dhënë për ish-drejtorin e IKMT Lezhë, Flor Gjini, aktualisht drejtor poste. Gjithashtu janë pezulluar nga detyra edhe tre inspektorë të IMT-së në bashkinë e Kurbinit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ekzekutohen 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Lezhë në  bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e prokurorit të çështjes ka ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si më poshtë:

-masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit 35 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin;

-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin  40 vjeç, banues në Lezhë, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë;

-masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit:

38 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;

57 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;

41 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin.

Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga  Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

bashkia e kurbini policia e lezhes gjykata e lezhe

Sondazh

Poll