Aktualitet

Aksident në aksin Milot- Fushë Krujë, trajleri përplas për vdekje një person (EMRI)

Goditja ka qenë fatale për 65-vjeçarin, Hamit Gabilin ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit.

29 Prill 2024, 18:33 Nga r.ll
Aksident në aksin Milot- Fushë Krujë, trajleri përplas
pamje nga vendngjarja

MILOT- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Fushë Krujë. 

Sipas informacioneve një 65-vjeçar është goditur nga një trajler në rrugën e Fabrikës së Çimentos. Goditja ka qenë fatale për 65-vjeçarin, Hamit Gabilin, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

aksident ne milot-fushe kruje

Sondazh

Poll