Art&Argëtim

VIDEO/ Caitlyn Jenner mbështet hapur Izraelin, fansat e kryqëzojnë: Turp të kesh, u djegsh në ferr...

Ish-olimpistja mund të shihet në një video që bën xhiron e internetit duke ecur nëpër turmën që demonstron kundër Izraelit.

29 Prill 2024, 17:55 Nga S.B
VIDEO/ Caitlyn Jenner mbështet hapur Izraelin, fansat e
Caitlyn Jenner

SHBA- Caitlyn Jenner shprehu mbështetjen e saj për Izraelin, jashtë Shtëpisë së Bardhë, para qindra protestuesëve. Ish-olimpistja mund të shihet në një video që bën xhiron e internetit duke ecur nëpër turmën që demonstron kundër Izraelit.

Publiku po kërkon një armëpushim në Palestinë, ndërsa punon me gazetarët për të ndaluar darkën e Shtëpisë së Bardhë në shenjë proteste ndaj mbështetjes së qeverisë për Izraelin. Caitlyn Jenner, e cila më parë ka shprehur mbështetjen e saj për Izraelin, ka postuar një video në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në mbishkrimin e postimit të saj ajo shkroi: Unë jam një mbështetëse e përjetshme e Izraelit dhe e patrembur përballë këtyre frikacakëve që simpatizojnë terroristët e HAMAS-it! E vetmja gjë për të cilën duhet të ankohesh është Hamasi! Mos bëni gabim, këta nuk janë protestues paqësorë.

Caitlyn Jenner e ripostoi videon në llogarinë e saj në Twitter. Çuditërisht, ajo mori shumë komente negative, ku shumica e audiencës e pyetën atë "sa para e pagoi Izraeli për të thënë të gjitha këto?".

Të tjerë i tregojnë se ajo nuk di asgjë nga historia, ndërsa ka pasur edhe nga ata që kanë shfrytëzuar rastin për të shprehur mospëlqimin e tyre ndaj saj. “Përveç se je e bezdisshme je edhe e pashkolluar”, i shkruajnë asaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Caitlyn Jenner (@caitlynjenner)

caitlyn jenner izrael hamas

Sondazh

Poll