Art&Argëtim

VIDEO/ Pranuan se janë ndarë, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly ndajnë momente të ëmbla me njëri-tjetrin

Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon reperin dhe aktoren duke kërcyer poshtë skenës.

29 Prill 2024, 15:45 Nga S.B
VIDEO/ Pranuan se janë ndarë, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly
Kelly dhe Megan

SHBA- Pavarësisht ndarjes së tyre, aktorja Megan Fox dhe Machine Gun Kelly ndanë një moment të ëmbël në festivalin muzikor Stagecoach. Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon reperin dhe aktoren duke kërcyer poshtë skenës.

Ndërsa Jelly Roll po performonte hitin e tij 'Save Me', Machine Gun Kelly mori në krahë Megan Fox dhe ata filluan të kërcejnë. Ish-çifti u panë së bashku në festival, duke lënë publikun të pyeste veten se çfarë po ndodh mes tyre.

Në një intervistë të fundit, Megan Fox ka treguar se të dy janë ndarë, ndërsa ka thënë se kanë ndërprerë fejesën së bashku. Mirëpo, aktorja nuk ka dashur të japë më shumë detaje rreth situatës që tani ekziston mes tyre.

“Ajo që mund të them është se unë ende e quaj atë ‘shpirtin tim binjak’ dhe do të ketë gjithmonë një lidhje me të pavarësisht se çfarë ndodh. Nuk mund të them në çfarë mase, por do të jemi gjithmonë të lidhur në një farë mënyre. Përtej kësaj, nuk jam e gatshme të shpjegoj më gjatë”, tha ajo në podcastin “Call her Daddy”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shaquel Latonia (@shaquel08)

megan fox mgk

Sondazh

Poll