Art&Argëtim

Akuzohet për ngacmime seksuale, aktori francez Gérard Depardieu dërgohet në paraburgim

Depardieu ende nuk ka komentuar këtë rast, por më parë ka mohuar akuzat e tjera për sulm seksual.

29 Prill 2024, 15:26 Nga S.B
Akuzohet për ngacmime seksuale, aktori francez Gérard Depardieu
Gérard Depardieu

FRANCË- Aktori francez Gérard Depardieu ndodhet në paraburgim për akuzat e vazhdueshme për sulm dhe ngacmim seksual. Aktori 75-vjeçar u thirr në një stacion policie në Paris për t'u marrë në pyetje të hënën në mëngjes.

Momentalisht ai po merret në pyetje për dy akuza të veçanta të paraqitura nga dy gra që kanë punuar me Depardieu në filma në 2014 dhe 2021. Depardieu ende nuk ka komentuar këtë rast, por më parë ka mohuar akuzat e tjera për sulm seksual.

Në një letër të hapur të publikuar vitin e kaluar, ai tha: Kurrë, kurrë nuk kam abuzuar me një grua.

Në vitin 2020, aktori u akuzua për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, kur ajo ishte 22-vjeçare në vitin 2018 dhe çështja e tyre mbetet ende e hapur. Një çështje tjetër u ngrit nga aktorja Hélène Darras, por u pushua nga prokurorët për tejkalimin e statutit të kufizimeve.

Ai gjithashtu është akuzuar për sulm seksual nga shumë gra. Aktori mohon akuzat dhe pretendon se çdo marrëdhënie që ka pasur ka qenë konsensuale. Depardieu i nominuar për Oscar është një figurë e shquar në kinematografinë franceze dhe ndërkombëtare, duke bërë më shumë se 200 filma.

aktor francez gerard depardieu

Sondazh

Poll