Art&Argëtim

Harvey Weinstein shtrohet me urgjencë në spital, shkak problemet e shumta shëndetësore

Avokati i tij Arthur Aidala tha për TMZ se ish-producenti i filmit ndodhet në spitalin Bellevue në Manhattan për t'u ekzaminuar.

29 Prill 2024, 13:31 Nga S.B
Harvey Weinstein shtrohet me urgjencë në spital, shkak problemet e
Harvey Weinstein

SHBA- Producentit amerikan Harvey Weinstein i është dashur të shtrohet në një spital në New York, për shkak të problemeve të shumta shëndetësore që po kalon. Avokati i tij Arthur Aidala tha për TMZ se ish-producenti i filmit ndodhet në spitalin Bellevue në Manhattan për t'u ekzaminuar.

Ai shpjegoi se Weinstein është në gjendje të mirë shpirtërore dhe i lumtur me kujdesin mjekësor që po merr pas lirimit nga burgu. Nuk bëhen të ditura problemet nga të cilat vuan, ndonëse thuhet se ai vuan nga sëmundje të zemrës, diabeti, apnea e gjumit dhe probleme me sytë.

Në fakt, përfaqësuesja e Weinstein, Juda Engelmayer, e cilësoi dënimin me 16 vite burg, të vendosur nga një gjyqtar i Los Angelesit, si mizor për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore, pasi është diçka që ai nuk do të mund ta kryente. Megjithatë, ky dënim u rrëzua më pas nga një gjykatë apeli, e cila do ta detyrojë atë të kalojë një tjetër gjyq në Big Apple.

Një zëdhënës i Departamentit të Korrigjimeve të New Yorkut i tha Associated Press se Weinstein mbetet në paraburgim në Bellevue. Ish-producenti është akuzuar nga më shumë se 100 gra ndër tyre edhe të famshme, për ngacmime seksuale.

Alyssa Milano, e njohur për rolin e saj në 'Charmed', ishte një nga të parat që foli në Twitter për rastin e saj duke përdorur hashtagun “Me too”. Gwyneth Paltrow tregoi drejtpërdrejt për ngacmimet nga Harvey Weinstein dhe ndau hapur përvojën e saj.

Rose McGowan, një tjetër aktore e shquar, ishte gjithashtu ndër të parat që bëri akuza publike kundër Harvey Weinstein. Ashley Judd ishte ndër ato që drejtpërsëdrejti cilësoi Harvey Weinstein si një dhunues seksual.

harvey weinstein shba

Sondazh

Poll