Art&Argëtim

“Më lëndoi familja!!!"/ Britney Spears pranon haptazi se ka qenë e abuzuar nga familjarët: Ata më morën gjithçka...

Ylli 42-vjeçar i popit pohoi se kishte pranë saj një grup njerëzish të cilët nuk bënë absolutisht asgjë për muaj të tërë ndërsa ajo ishte duke u abuzuar.

29 Prill 2024, 12:42 Nga S.B
“Më lëndoi familja!!!"/ Britney Spears pranon haptazi se ka
Britney Spears

SHBA- Pasi çështja e kujdestarisë së saj u zgjidh, ylli i popit Britney Spears tha se nuk kishte patur drejtësi për mënyrat se si familja e saj e lëndonte atë. Këngëtarja postoi në Instagram të dielën, më 28 prill, duke treguar mënyrat sesi njerëzit e saj e kanë lënduar.

“Më lëndoi familja!!! Drejtësi nuk kishte dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë!!!” tha ajo.

Ylli 42-vjeçar i popit pohoi se kishte pranë saj një grup njerëzish të cilët nuk bënë absolutisht asgjë për muaj të tërë ndërsa ajo ishte duke u abuzuar.

"Mënyra se si u rrita, më kishin mësuar gjithmonë të drejtën dhe të gabuarën, por pikërisht dy njerëzit që më rritën në këtë mënyrë më lënduan!"

Spears arriti në përfundimin se asaj i mungon shtëpia e saj në Luiziana, ku jetonte si fëmijë.

“Do të doja ta vizitoja shtëpinë, por ata më morën gjithçka!!!" përfundoi ylli i popit.

britney spears

Sondazh

Poll