Politike

Basha për deklaratat e Metës ndaj tij: Qeshëm me performancën e mjerueshme

Basha po ashtu u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike e vulës për të mbështetur SPAK.

29 Prill 2024, 17:46 Nga r.ll
Basha për deklaratat e Metës ndaj tij: Qeshëm me
lulzim basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike të Vulës, Lulzim Basha në një deklaratë jashtë Kuvendit, para nisjes së seancës së sotme parlamentare, është pyetur edhe për deklaratat e fundit ndaj tij nga kreu i PL, Ilir Meta.

Duke ironizuar deklaratat, Basha tha se së bashku me disa miq “qeshëm me performancën e mjerueshme”.

"Miqtë dhe unë ishim në Itali, i dimë arsyet e kësaj... qeshëm me performancën e mjerueshme nuk presim asgjë as nga ai as nga të tjerët zëdhënësin e të cilëve bë. Kjo kastë politike e ka problemin me fundin e tyre politik."- tha Basha.

Basha po ashtu u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike e vulës për të mbështetur SPAK.

"Të mbështesin amendamentet e PD-së për mbështetjen e institucioneve të drejtësisë. Propozimet që bëjmë këtu dhe votën kundër e udhëheqim nga një pyetje a është kjo e dobishme për shqiptarët. Për këtë çështje apriori ju kërkoj të mbështesim amendamentet pro SPAK.", tha Basha.

lulzim basha ilir meta

Sondazh

Poll