Politike

Protesta e opozitës në të njëjtën orë me mbledhjen e Këshillit/ Blushi publikon emailin e këshilltares së PS: Të shtyhet ose mos t'ju jepet leja

Ndërkohë në reagimin e tij, Blushi thotë se protesta është është e drejtë kushtetuese dhe qytetare. Ai fton qytetarët të marrin pjesë në protestën që do të mbahet pasditen e nesërme në orën 16:30 tek bashkia.

29 Prill 2024, 17:38 Nga r.ll

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar në rrjetet sociale një email të anëtares së Këshillit Bashkiak, Joleza Koka drejtuar Bashkisë së Tiranës, e cila ka propozuar që protesta e thirrur për nesër nga opozita të shtyhet, ose opozitës të mos i jepet leje.

Në email, Koka shprehet se nëse kolegët e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do duhet të shtyjnë orën e tubimit pas mbledhjes duke mos vënë në rrezik fizik apo psikologjik dikë.

Protesta e opozitës në të njëjtën orë me mbledhjen
emaili

Ndërkohë në reagimin e tij, Blushi thotë se protesta është është e drejtë kushtetuese dhe qytetare. Ai fton qytetarët të marrin pjesë në protestën që do të mbahet pasditen e nesërme në orën 16:30 tek bashkia.

REAGIMI I PLOTË I BLUSHIT:

Protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetare! Pikë! Nuk ka forcë që t’i mohojë popullit këtë të drejtë dhe as t’i përcaktojë ku, kur dhe për çfarë të protestojë! Populli është sovrani në Republikën e Shqipërisë!

‘Rilindja’ mund të ndalë SPAK-un të arrestojë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarin e organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, por nuk mundet kurrë të ndalë zemëratën e popullit të vjedhur dhe të dhunuar prej tij për të protestuar në mbrojtje të lirive dhe të drejtave.

Edhe ‘Shoqja Lenka’ kishte më shumë dinjitet se kjo ‘Shoqja Rilindase’ e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që keqpërdoret nga Erion Veliaj dhe Edi Rama duke kërkuar të mos i jepet leje popullit për të protestuar!

Veliaj dhe Rama nuk mund të fshihen pas fustaneve! Ata do të japin llogari para popullit shqiptar!

Ftojmë çdo qytetar nesër në ora 16:30, para Bashkisë së Tiranës, në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit, për të shpëtuar kryeqytetin nga mafia e inceneratorëve dhe organizata kriminale 5D!

tedi blushi joleza koka protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll