Aktualitet

Tritolin në banesën e gjyqtarit, Dhoma e Avokatisë Shkodër: Cenim real i integritetit të shtetit, organet të vënë para përgjegjësisë autorët

Në reagim thuhet se kjo është një ngjarje e rëndë kriminale, cenim i integritetit të shtetit dhe nivelit të sigurisë publike të kryeqendrës së veriut.

29 Prill 2024, 13:09 Nga M.B
Tritolin në banesën e gjyqtarit, Dhoma e Avokatisë Shkodër:
Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri

SHKODRA- Dhoma e Avokatisë Shkodër ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj. Në reagim thuhet se kjo është një ngjarje e rëndë kriminale, cenim i integritetit të shtetit dhe nivelit të sigurisë publike të kryeqendrës së veriut.

Dhoma e Avokatisë Shkodër, inkurajon organet ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ngjarjes. Në deklaratë shtohet se dhuna është mjeti më i gabuar për zgjidhjen e problemeve dhe veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me marrjen e sherbimeve të gjyqësorit, pasi drejtësia nuk mund të kërkohet me padrejtësi.

REAGIM I DHOMËS SË AVOKATISË SHKODËR

Marrë shkas nga ngjarja e rëndë kriminale ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Dhoma e Avokatisë SHKODËR, shpreh solidaritet dhe mbështjetje maksimale për gjyqtarin Tonin Sterkaj dhe familjen e tij.

Kjo ngjarje, është cënim real i integritetit të shtetit dhe nivelit të sigurisë publike në qytetin tonë, e cila përveçse është shqetësuese për çdo qytetar, tregon edhe njëherë vështirësitë e jashtëzakonshme që has çdo zyrtar ne vendin tonë, veçanërisht magjistratët, në kryerjen e detyrës së tyre të shenjtë. Ky veprim, cënon rëndë pavarësinë e gjyqësorit, si një nga elementët thelbësorë të proçesit të rregullt ligjor dhe kërkon një kundërpërgjigje të organeve ligjzbatuese për zbulimin e plotë të saj.

Dhoma e Avokatisë Shkodër, inkurajon fuqimisht organet ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ngjarjes.

Duke shpresuar që ngjarje të tilla të zhduken një herë e përgjithmonë nga qyteti jonë, Dhoma e Avokatisë Shkodër NËNVIZON se: Dhuna është mjeti më i gabuar për zgjidhjen e problemeve dhe veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me marrjen e sherbimeve të gjyqësorit, pasi Drejtësia nuk mund të kërkohet me Padrejtësi.

DHOMA E AVOKATISË SHKODËR

anton kosteri

Sondazh

Poll