Aktualitet

“Larg zonës së banuar”, transferimi i tregut, protestë në Belsh, Bashkia: Në të ardhmen do të ndërtojmë një markatë edhe në qytet

Ata shtojnë se për shkak të hapësirës së vogël është e pamundur që të gjithë tregtarët të zhvendosen atje.

29 Prill 2024, 12:53 Nga M.B
“Larg zonës së banuar”, transferimi i tregut,
Protesta

BELSH- Tregtarët në Belsh kanë protestuar sot në protestë duke kundërshtuar transferimin e tregut nga periferia, drejt fshatit Marinëz, rreth 5 kilometra nga qyteti. Mësohet se protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hyrë në ambientet e bashkisë, duke prentenduar se transferimi i tregut është i padrejtë, sepse ndodhet larg një zone të banuar dhe askush nuk shkon për të blerë.

Ata shtojnë se për shkak të hapësirës së vogël është e pamundur që të gjithë tregtarët të zhvendosen atje. Bëhet me dije se nga spostimi i tregut preken të paktën 300 tregtarë. Ata pretendojnë se nuk do tërhiqen nga kërkesa e drejtë e tyre dhe se do t’i përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugëve.

Lidhur me këtë ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Bashkisë, Mustafa Çarçiu i cili deklaroi se zhvendosja e tregut është kryer me vendim të këshillit bashkiak.

“Pretendimet e tyre nuk qëndrojnë dhe është e drejta e tyre që të protestojnë. Aktualisht Bashkia me financim të qeverisë ka ndërtuar një treg bashkëkohor ku secilit i ofrohen kushte mjaft të mira dhe ku do të funksionojë gjithçka sipas rregullave. Një pjesë e madhe e atyre që ushtronin aktivitetin e tyre në tregun e improvizuar tashmë janë zhvendosur në tregun e ri dhe ndjehen shumë mirë dhe klientët nuk i kanë të paktë. Ndërkohë bashkia ka në plan që në një të ardhme të ndërtojë një markatë edhe në qytet", tha Çarçiu.

tregtarët në belsh

Sondazh

Poll