Aktualitet

Shkak detyra si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë në vitin 2017, Alfred Balla kalon sot në shkallën e dytë të vettingut

Balla do dalë në vetting për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë para 2017.

29 Prill 2024, 10:30 Nga N.F
Shkak detyra si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë
Alfred Balla

TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ditën e sotme do të kalojë në shkallën e dytë të Vettingut. Balla do dalë në vetting për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë para 2017.

KPK nuk dha një vendim të prerë në vitin 2023, pasi u shpreh se Balla nuk ka status magjistrati. Balla është emëruar ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në 2012, ndërsa është liruar nga detyra në 2017. Në 2018, pas zgjedhjes si anëtar i KLP-së, Balla, i ka paraqitur KPK-së një kërkesë për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pa vendim përfundimtar, për shkak se procesi ndaj tij nuk mund të vazhdonte.

Njoftimi: 

Ditën e hënë, më datë 29.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 675, datë 16.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alfred Balla.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

alfred balla kpk vetting

Sondazh

Poll