Aktualitet

VIDEO/ I veshur me të zeza teksa vepron me shpejtësi, ja si e vendosi autori tritolin pranë banesë së gjyqtarit në Shkodër

Nga videoja e siguruar, vërehet një person i maskuar teksa i afrohet banesës.

29 Prill 2024, 10:09 Nga M.B

 

VIDEO/ I veshur me të zeza teksa vepron me shpejtësi, ja si e vendosi
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Detaje të tjeta kanë dalë lidhur me ngjarjen e regjistruar në Shkodër ku pranë banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj ndodhi një shpërthim me tritol. Nga videoja e siguruar, vërehet një person i maskuar teksa i afrohet banesës, hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi.

Nga kjo ngjarje u raportua se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia e Shkodrës ka shoqëruar deri tani 3 persona, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar. Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij. Pista kryesore e hetimeve lidhet me detyrën e Tonin Sterkajt si gjyqtar, megjithatë po hetohen dhe pista të tjera. Aktualisht dera e banesës së gjyqtarit ruhet nga punonjës të Gardës dhe të Policisë së Shtetit.

Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa për një periudhë 2-vjeçare ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Pas mbylljes së Apelit, Sterkaj u kthye si gjyqtar në Gjykatën e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

 

 

 

 

tritol ne banesen e gjyqtarit

Sondazh

Poll