Aktualitet

Vodhi një makinë pak orë pasi doli nga qelia, Gjykata e Korçës lë në burg Ardian Isufin

Pasi ka vjedhur një automjet tip "Ford" në qytetin e Korçës, Isufi u vendos në pranga ndërsa ditën e sotme është njohur me masën e sigurisë nga gjykata. Isufi nuk qëndroi larg qelisë shumë gjatë ndërsa tani do rikthehet sërish për të kryer dënimin "arrest me burg" për vjedhjen e kryer.

29 Prill 2024, 11:42 Nga N.F
Vodhi një makinë pak orë pasi doli nga qelia, Gjykata e
Ardian Isufi

KORÇË- Ardian Isufi u lirua pak ditë më para pasi përfitoi nga amnistia penale ndërsa apo fitoi lirinë iu kthye "vesit" të tij duke kryer një vjedhje. Pasi ka vjedhur një automjet tip "Ford" në qytetin e Korçës, Isufi u vendos në pranga ndërsa ditën e sotme është njohur me masën e sigurisë nga gjykata. Isufi nuk qëndroi larg qelisë shumë gjatë ndërsa tani do rikthehet sërish për të kryer dënimin "arrest me burg" për vjedhjen e kryer.

Amnistia Penale u miratua në Parlament më datë 4 prill me 110 vota pro, me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës, ndërkohë që u kundërshtua nga Partia Demokratike e vulës. Rreth 1100 të dënuar përfituan nga ky ligj, ku 700 prej tyre u liruan menjëherë dhe 400 të tjerë përfituan ulje dënimi. Nga amnistia, gjithashtu përfituan edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që kanë marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

ardian isufi burg korce

Sondazh

Poll