Politike

Paketa speciale “AntiKÇK”, Basha: Rama bën gjithçka për pushtet, tentativa për të kapur Gjykatën Kushtetuese

24 Nëntor 2019, 17:23 Nga DOSJA
Paketa speciale “AntiKÇK”, Basha: Rama bën

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar edhe ndryshimet ligjore të nisura nga maxhoranca, teksa kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër do të prezantojë paketën Speciale AntiKÇK,.

Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se kjo paketë është një tregues që Rama bën gjithçka për pushtet. Sipas kryedemokratik kjo paketë është një nga tentativat e Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

“Ky është një tregues që Rama bën gjithçka për pushtet. Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo përmendja e nismave skandaloze për ndryshime kushtetuese për t’i dhënë një partie, që po rri paligjshmërisht në pushtet me ndihmën e bandave kriminale, kompetencën e insitucioneve të tjera kushtetuese, vërtetojnë faktin se për pushtet Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç ka bërë gjithçka. Por harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në historinë e shqiptarëve, më të madhin në numër se ansjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkejetesës kushtetuese demokratike.

Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë e vendit. Në fillim të dhjetorit do të kemi gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore, të cilat do të shpallen edhe publikisht. Ne nuk do të pranojmë zvarritjen e reformës zgjedhore si një alibi të Edi Ramës, por do ta miratojmë sa më shpejt, mundësisht, brenda këtij viti, për t’i hapur rrugë menjëherë zgjedhjeve të lira e të ndershme, që janë artikuluar si kusht për negociatat dhe si rruga e daljes së vendit nga kriza,”– tha Basha ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër do të prezantojë paketën Speciale AntiKÇK, për të cilën shkruan se do të jetë një mekanizëm i ri kundër krimit e korrupsionit. Rama thotë se paketa do të ngrihet me ndihmën e SHBA e BE-së.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll