Politike

Mesazhe shprese, Basha tregon ‘duart plot’ që solli nga Gjermania: Po na mbështesin (VD)

24 Nëntor 2019, 16:55 Nga DOSJA
Mesazhe shprese, Basha tregon ‘duart plot’ që solli nga

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka treguar të gjithë bisedën që ka zhvilluar gjatë takimeve që ka pasur në Gjermani me CDU dhe Partitë Popullore Europiane për Shqipërinë.

Në një konferencë për mediat, përballë gazetarëve, Basha u shpreh se ka sjellë mesazhe shprese nga Gjermania, duke theksuar se ata janë në mbështetje të Shqipërisë.

Kryedemokrati theksoi se ka ardhur me duart plot dhe shtoi se kushtet e vendosura nga Bundestagu duhet plotësuar patjetër, në mënyrë që të happen negociatat.

Mesazhet që sjell nga këto dy takime të mëdha police janë mesazhe shprese dhe pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Siç keni mundur ta ndiqni, së pari, fokusi i të dy takimeve përsa i përket Shqipërisë ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, e çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë ne be.

Siç bëra në takimet e mia me krerët me të lartë të BE, dua ta bëj edhe nga atiarna- të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur në përgjigje të kërkesës sime dhe të PD dhe davaritjen e çdo keqkptimi, fake neës apo propaganda e populistëve autokratë të Ballkanit për të mbuluar dështimin e tyre. Theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE ka qenë tek përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. Për ne shqiptarët  kjo nuk është diçka e re. Prej 25 shtatorit, Bundestagu gjerman ka miratuar një Rezolutë, ku ka paralajmëruar se Shqipërisë do t’i hapen negociatat pas përmbushjes së 9 kushteve.

Prej ditës së enjte, pozicioni i Bundestagut, që shkon përtej qendrës së djathtë, pasi ai qeveris me të majtën e SPD, është edhe qëndrimi i PPE-së, që ka presidenten e grupin më të madh parlamentar në BE dhe kryeson. Është grupimi që ka presidenten e re të Komisionit Europian dhe gjysmën e Komisionit Europian, qeverisë së Europës së bashkuar, që ka grupin më të madh parlamentar në Parlamentin europian dhe që kryeson disa prej vendeve më të rëndësishme anëtare të BE, duke nisur natyrisht me qeverinë e Angela Merkel në Gjermani

Kushtet që duhen plotësuar janë e zeza mbi të bardhë. Nuk lë vend për keqkuptime apo propagandë. Kësaj rradhe nuk mund të bëjë asgjë për të fshehur të vërteta e shkruara e zez mbi të ardhë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll