Politike

Basha: Duhen plotësuar kushtet e Bundestagut. AntiKÇK, tentativë e Ramës për të kaput drejtësinë, ka keqpërdorur ambasa

24 Nëntor 2019, 16:22 Nga DOSJA
Basha: Duhen plotësuar kushtet e Bundestagut. AntiKÇK,

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti sot një konferenncë përballë gazetarëve, një ditë pas takimeve që pati në Gjermani dhe Kroaci. Basha u shpreh se ndërkombëtarët janë në mbështetje të Shqipërisë dhe se kushtet e vendosura prej tyre duhet plotësuar sa më shpjet.

Ndër të tjera, kryedemokrati shtoi se propagandës së kryeministit Edi Rama i ka dalë boja përballë të huajve. Basha shtoi se në momentin që PD-ja do të vijë në pushtet do të hetojë mirë çdo tender apo nismë korruptivë dhe nuk do të lejojë që të zhvillohet me korrupsioni në vendn tonë .

Përsa i përket referendumit të Presidentit Ilir Meta, Basha u shpreh se e mbështet Metën dhe o të jetë pjesë e tubimit më datë 8 dhjetor.

Në lidhje me paketën speciale AntiKÇK, Basha tha se është një tentativë e kryeministrit Edi Rama për të kapur institucionet e drejtësisë, një strukturë paralele që synon të dëmtojë SPAK-un dhe BKH.

Përsa u përket sulmeve ndaj ambasadorëve, Basha shtoi se nuk i komenton fare këto deklarata të Presidentit Ilir Meta dhe as ambasadorët, por që sipas tij imazhi i tyre është keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama.

Së fundmi Basha ishte në udhëtim ku takoi kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer. Me anë të një postimi në Favebook, Basha shkruan se me Karrenbauer ka biseduar për intensifikimin e bashkëpëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Po ashtu Basha falenderoi kryetaren e kristiandemokratëve gjermanë për ndihmën dhe përkrahjen e CDU me ekspertët e saj më të mirë për planin tonë ekonomik. Me anë të video-selfie, kryedemokrati Lulzim Basha u shfaq në Kongresin e CDU-së në Lajpcig nga ku edhe deklaroi se temë diskutimi kryesor ishte hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha konference 24 nentor 2019 lulzim basha basha konference 24 nentor 2019 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 23 Nëntor 2019, 19:38

TIRANË- Lulzim Basha kohët e fundit është parë nëpër shqipëri me turin e takimive “Rrugëtimi për Shqipërinë”, por dikur në media është shkruar se ai udhëto...