Sport

VIDEO / E pabesuesshme, arbitri kapet nga kamerat e sigurisë duke vjedhur parfum në aeroport!

Autoritetet e arrestuan menjëherë dhe ai u lirua duke paguar një gjobë prej 30.000 dinarë (256.11 euro).

28 Prill 2024, 09:00 Nga DOSJA
VIDEO / E pabesuesshme, arbitri kapet nga kamerat e sigurisë duke vjedhur

SERBI - Incident i pabesueshëm me një arbitër të Euroligës. Gjyqtari slloven, Matej Bolthauser, është “kapur” nga kamera e sigurisë në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit duke vjedhur parfum me vlerë 221 euro!

Sipas faqes “republika.rs”, arbitri me eksperiencë, pas kthimit nga ndeshja e Partizanit ndaj Monakos për ndeshjen e 12-të të Euroligës, është “kapur” nga një kamera sigurie duke vjedhur parfume të një marke të njohur. Autoritetet e arrestuan menjëherë dhe ai u lirua duke paguar një gjobë prej 30.000 dinarë (256.11 euro).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll