Politike

Tubimi i 8 Dhjetorit, presidenca: Të vendosur, demokracinë s’e japim me koncension

24 Nëntor 2019, 15:20 Nga DOSJA
Tubimi i 8 Dhjetorit, presidenca: Të vendosur, demokracinë s’e

TIRANË- Presidenca ka reaguar sërish për tubimin mbarëpopullor të 8 dhjetorit të thirrur nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi  shprehet se dialogu ka për qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe të Kushtetutës të Shqipërisë.

Sipas njoftimit, dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.

Presidenca thekson se është e vendosur deri në fund që demokracinë të “mos e japin me koncesion”.

Njoftimi i Presidencës:

Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:

Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.

JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!

TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!

TANI VETËM REFERENDUM!

SHQIPËRIA E PARA! ??

SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e rinise ilir meta tubim me 8 dhjetor tubim ne qytet student dita e rinise ilir meta tubim me 8 dhjetor tubim ne qytet student

Sondazh

Poll

Politike 23 Nëntor 2019, 19:38

TIRANË- Lulzim Basha kohët e fundit është parë nëpër shqipëri me turin e takimive “Rrugëtimi për Shqipërinë”, por dikur në media është shkruar se ai udhëto...