Art&Argëtim

FOTO/ Rihanna shkëlqen në tapetin e kuq, promovon produktin e ri të "Fenty Beauty"

Për këtë event, Rihanna ka kombinuar flokët e saj biond me një fustan pa rripa në ngjyrë rëre.

27 Prill 2024, 18:27 Nga S.B
FOTO/ Rihanna shkëlqen në tapetin e kuq, promovon produktin e ri
Rihanna

SHBA- Këngëtarja 36-vjeçare Rihanna pozoi ndërsa po mbërrinte në festën e prezantimit të produktit më të ri të markës së saj të kozmetikës Fenty Beauty, fondatina Soft'lit Naturally Luminous Longwear, të premten mbrëma në Los Anxhelos. Për këtë event, Rihanna ka kombinuar flokët e saj biond me një fustan pa rripa në ngjyrë rëre.

“Tani ajo është e gjitha e juaja… Soft ‘Lit Naturally Luminous Foundation!!” ka shkruar Rihanna në Instagram për produktin e ri. “Është hidratues, mban gjatë dhe i mbushur me përbërës që e duan lëkurën! Dhe vjen në 50 nuanca!!”

FOTO/ Rihanna shkëlqen në tapetin e kuq, promovon produktin e ri
Rihanna

Fondatina Soft'lit Naturally Luminous Longwear është tashmë i disponueshëm në FentyBeauty.com dhe në dyqanet Sephora.

Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.

rihanna fenty beauty

Sondazh

Poll