Art&Argëtim

VIDEO/ Në majë të Piramidës shoqëruar nga shiu, Besa Kokëdhima performon coverin e “Rrjedh në këngë e ligjërime” të Vaçe Zelës

Shqipëria do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën TiTAN në natën e dytë gjysmëfinale përkatësisht më 9 maj 2024. 

27 Prill 2024, 13:29 Nga S.B
VIDEO/ Në majë të Piramidës shoqëruar nga shiu, Besa
Besa Kokëdhima

TIRANË- Këngëtarja Besa Kokëdhima e cila përfaqëson vendin tonë këtë vit në festivalin e Eurovision, ka performuar një nga këngët më të njohura shqiptare. Performancën e saj e ka postuar në Youtube faqja zyrtare e Eurovision Song Contest.

Kënga që Besa ka përzgjedhur është “Rrjedh në këngë e ligjërime” nga këngëtarja ikonë Vaçe Zela. Në video shfaqet Besa bashkë me bandën muzikore në majë të piramidës së Tiranës.

Besa këndon coverin e këngës së famshme nën ritmin e instrumentave muzikore, shoqëruar nga rreshjet e lehta të shiut. Videoja deri më tani ka marrë 8 mijë shikime dhe dhjetra komente pozitive mbi zërin fantastik të këngëtares.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën TiTAN në natën e dytë gjysmëfinale përkatësisht më 9 maj 2024. 

eurovision besa kokedhima

Sondazh

Poll