Art&Argëtim

"Partneri juaj mund të jetë para syve tuaj dhe ju nuk e vini re"/ Benny Blanco zbulon sesi e kuptoi që kishte rënë në dashuri me Selena Gomez

Në kopertinën e tij për ‘Wall Street Journal’, ai zbuloi se ra në dashuri me Selenën pasi u rilidhën në studion e regjistrimit.

27 Prill 2024, 12:05 Nga S.B
"Partneri juaj mund të jetë para syve tuaj dhe ju nuk e vini
Benny dhe Selena

SHBA- Katër muaj pasi këngëtarja Selena Gomez bëri publike lidhjen e saj me Benny Blanco-n, autori 36-vjeçar i librave të gatimit dhe producenti i albumeve ka treguar anën e tij të historisë së tyre. Në kopertinën e tij për ‘Wall Street Journal’, ai zbuloi se ra në dashuri me Selenën pasi u rilidhën në studion e regjistrimit.

Ndërsa dyshja kishin bashkëpunuar në videoklipin e vitit 2019 "I Can't Get Enough", ata nuk punuan më së bashku deri në "Single Soon", i cili u publikua në gusht 2023.

"Unë isha i fundit që e kuptova," tha Blanco për ndjenjat e tij për Gomez. “Është çmenduri sesi partneri juaj mund të jetë këtu gjatë gjithë kohës, para syve tuaj, dhe ju nuk e vini re, dhe pastaj keni këtë moment ku e dini se jeni i dashuruar”.

Çifti u takua fshehurazi për gjashtë muaj përpara se të dilte publikisht me lidhjen e tyre në dhjetor 2023. Në atë kohë, ylli i popit 31-vjeçar konfirmoi thashethemet në Instagram, duke u thënë fansave se Benny ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë.

benny blanco selena gomez

Sondazh

Poll