Art&Argëtim

Zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së OJ Simpson

Ai vdiq më 10 prill në moshën 76-vjeçare.

27 Prill 2024, 17:04 Nga S.B
Zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së OJ Simpson
OJ Simpson

SHBA- Zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së ish-yllit të NFL dhe aktorit OJ Simpson. Simpson, i cili u shpall i pafajshëm për vrasjen e ish-gruas së tij Nicole Brown dhe mikut të saj Ronald Goldman në vitin 1995, vdiq nga kanceri i prostatës, sipas avokatit të tij Malcolm LaVergne.

Ai vdiq më 10 prill në moshën 76-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e tij në rrjetet sociale të nesërmen. Simpson zbuloi se po luftonte me një formë të paspecifikuar kanceri në maj 2023, por tregoi se e kishte mposhtur sëmundjen në postimet në internet.

Lavergne i tha TMZ se ai kishte marrë një kopje të certifikatës së vdekjes së Simpson dhe kishte konfirmuar shkakun e vdekjes. Pavarësisht nga gjendja e tij, Simpson kishte qenë zgjuar e vigjilent, në ditët para vdekjes së tij, tha më parë avokati.

LaVergne shtoi se në një nga vizitat e fundit te ish-futbollisti ai kishte qenë në divan duke pirë një birrë dhe duke parë TV. Vdekja e Simpson u njoftua përmes një postimi në mediat sociale më 11 prill nga familja e tij në X, e cila shpjegoi se ai "u dorëzua në betejën e tij me kancerin".

Eshtrat e Simpsonit u dogjën dhe javën e kaluar u mbajt një shërbim i vogël ku morën pjesë anëtarët e ngushtë të familjes.

oj simpson kanceri i prostates

Sondazh

Poll