Art&Argëtim

Ylli i 'James Bond' nuk njihet në fotot e reja, çfarë po ndodh me aktorin Pierce Brosnan?

Paraqitja në fakt është për filmin e tij të ri 'Giant', një film boksi që tregon historinë e një miqësie të rëndësishme në historinë e sportit.

27 Prill 2024, 15:13 Nga S.B
Ylli i 'James Bond' nuk njihet në fotot e reja, çfarë
Pierce Brosnan

SHBA- Aktori i njohur Pierce Brosnan nuk njihet aspak në fotot e reja nga filmi i tij i ardhshëm. Në foto, Brosnan shfaqet me flokë të bardhë, rrudha të shumta dhe me syze optike.

Paraqitja në fakt është për filmin e tij të ri 'Giant', një film boksi që tregon historinë e një miqësie të rëndësishme në historinë e sportit. Brosnan luan Brendan Ingle, trajnerin irlandez të boksit që ndihmoi Naseem Hamed të bëhej yll.

Filmi do të ndjekë ngritjen e tij në botën e boksit, origjinën e tij modeste në klasën punëtore të Sheffield-it dhe stërvitjen joortodokse që i dha Ingle që çoi në suksesin e tij. Sipas Deadline, përmbledhja zyrtare e filmit thotë: "Giganti" është historia e vërtetë e origjinës modeste të Hamedit në rrugët e vrazhda të Sheffield-it të klasës punëtore dhe zbulimit të tij nga Ingle, i cili ishte një punëtor industrial i çelikut dhe u bë trajner boksi.

Partneriteti i tyre i pamundur, së bashku me stilin joortodoks të Nasimit, personalitetin kryelartë dhe dominimin absolut në ring, i çuan ata në majat e elitës së boksit dhe në nivele të paprecedentë të famës, të gjitha në të njëjtën kohë me islamofobinë e shfrenuar dhe racizmin e Britanisë në vitet 1980 dhe viteve 1990.

pierce brosnan

Sondazh

Poll