Sport

Julen Lopetegui favorit për të pasuar Stefano Piolin në stolin e Milanit?

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Milanit prfeferojnë Julen Lopeteguin për të marrë drejtimin nga Stefano Pioli në pankinën e Milanit në fund të sezonit.

27 Prill 2024, 10:13 Nga DOSJA

Julen Lopetegui favorit për të pasuar Stefano Piolin në stolin e

ITALI - Një faqe do të kthehet te AC Milan në fund të sezonit. Stefano Pioli besohet se do të largohet nga klubi lombard që drejton që nga viti 2019. Francesco Farioli, Thiago Motta, Paulo Fonseca, Christophe Galtier...

Shumë teknikë, të njohur i kanë parë emrat e tyre të lidhur me klubin lombard por, sipas sipas informacioneve të ‘La Gazzetta dello Sport’, është trajneri spanjol Julen Lopetegui ai që do të kishte shanset më të mëdha për t'u ulur në stolin e Milanit.

Kjo do të ishte eksperienca e tij e parë në Itali si trajner. Ish-trajneri i Real Madridit dhe trajneri i Spanjës, ka qenë i lirë që kur u largua nga Wolverhampton në verën e vitit 2023.

Këtë sezon, AC Milan është në vendin e dytë në Serie A, 17 pikë prapa rivalit të përjetshëm, Interit, kampion i Italisë pas suksesit të tij në derbi (2-1). Stefano Pioli dhe njerëzit e tij u eliminuan edhe në çerekfinale të Europa League kundër AS Roma.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll