Sport

VIDEO / Reali i Madridit vazhdon marshimin drejt titullit!

Pas këtij takimi Real Sociedad renditet në vend të gjashtë me 51 pikë, teksa Real Madrid kryeson me 84 pikë.

27 Prill 2024, 00:54 Nga DOSJA
VIDEO / Reali i Madridit vazhdon marshimin drejt titullit!

SPANJE - Real Madrid ruan ritmin pozitiv dhe merr një fitore të rëndësishme në transfertën e Real Sociedad në javën e 33-të të La Liga.

Sfida e zhvilluar në “Reale Arena” u mbyll me rezultatin 0-1, me skuadrën e Carlo Ancelotti-t që afrohet më shumë me titullin kampion. Vendasit u shfaqën shumë kërkues në këtë përballje, por goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 29’ nga talenti i “Los Blancos”, Guler, i cili i dha fitoren skuadrës së tij,

Në minutën e 32’ ishte Kubo ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, por goli i Sociedad u anulua pas verifikimit në VAR për një faull të shkaktuar nga Tchouameni-t. Në fraksionin e dytë nga të dyja skuadrat u provua të gjendej rruga drejt rrjetës, por më kot, në fund gjithçka u vulos nga goli i Guler.

Pas këtij takimi Real Sociedad renditet në vend të gjashtë me 51 pikë, teksa Real Madrid kryeson me 84 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll