Sport

Klopp i bën 'thirrje' Arne Slot: "Liverpool është puna dhe klubi më i mirë në botë"...

Trajneri i Feyenoord po cilësohet si objektivi prioritar i ‘Reds’ në fund të sezonit

26 Prill 2024, 19:32 Nga DOSJA

Klopp i bën 'thirrje' Arne Slot: "Liverpool është

ANGLI - Këtë të premte, Jürgen Klopp vlerësoi Arne Slot, trajnerin e Feyenoord, i cili është identifikuar si objektivi prioritar i Liverpool për fundin e sezonit, pikërisht për të zëvendësuar trajnerin gjerman.

"Nuk kam lexuar ende asgjë, por e di që Arne ka folur për këtë. Unë nuk jam i përfshirë në atë proces me klubin. Do të doja shumë që ai ta pranonte punën, ai është i emocionuar. Më pëlqen mënyra se si luajnë ekipet e tij.

Ata më thanë se është një person i mirë, por nuk më takon mua të vendos, por ai më duket i mirë”,- tha Klopp, i cituar nga “Daily Mail”, pa e fshehur kënaqësinë e tij që ka udhëhequr ‘Reds’ në kaq shumë sezone.

"Është puna më e mirë dhe klubi më i mirë në botë. Sigurisht që nuk duket aq mirë tani, sepse nuk po e përfundojmë në mënyrën më të mirë, ka vend për t'u përmirësuar. Por është një punë e madhe, me një ekip të madh. Njerëzit janë fantastikë”,- përfundoi gjermani.

Duhet të theksohet se Arne Slot është i lidhur me Feyenoord deri më 30 qershor 2026 dhe kontrata e tij nuk ka asnjë klauzolë përfundimi, që do të thotë se një transferim duhet të kënaqë të tre palët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll