Sport

Tashmë është zyrtare, Antonio Conte është trajner i Napolit!

Sipas ekspertit të transferimeve nga “RAI Sport”, Ciro Venerato, mes palëve është arritur marrëveshje tre-vjeçare.

27 Prill 2024, 07:03 Nga DOSJA
Tashmë është zyrtare, Antonio Conte është trajner i

ITALI - Napoli raportohet se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten. Sipas ekspertit të transferimeve nga “RAI Sport”, Ciro Venerato, mes palëve është arritur marrëveshje tre-vjeçare. Conte thuhet se është pajtuar për kushtet me Napolin, megjithëse detajet tjera nuk u zbuluan.

Por, sipas “CalcioNapoli”, bëhet fjalë për një marrëveshje rreth 6.5 milionë euro. Trajneri italian besohet se tashmë është i gatshëm për të nënshkruar kontratën.

Ish-tekniku i Italisë është i lirë që nga gjysma e sezonit të kaluar, kur u largua nga Tottenham Hotspur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll