Sport

Enzo Fernández u operua me sukses: “Kisha 6 muaj që u zvarrisja nga dhimbjet...”

Mesfushori i Chelseat do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit…

26 Prill 2024, 19:04 Nga DOSJA

Enzo Fernández u operua me sukses: “Kisha 6 muaj që u

ANGLI - Mesfushori argjentinas Enzo Fernández, u shpreh në mediat sociale këtë të premte se i është nënshtruar një operacioni për një hernie inguinale, i cili ka përfunduar me "sukses", duke u penduar për fakti se ai e ka “zvarritur dhimbjen për afërsisht gjashtë muaj”.

"Doja t'i informoja të gjithë, se operacioni im ishte i suksesshëm. Gjithçka shkoi mirë, faleminderit Zotit.

Më duhej ta bëja këtë operacion, pasi kisha rreth gjashtë muaj që vuaja nga dhimbjet. Ishte diçka që mund ta shmangja, por zgjodha të trajtohem vazhdimisht me injeksione dhe medikamente.

Disa javë më parë, dhimbja filloi të bëhej gjithnjë e më e fortë dhe këto gjëra pushuan së funksionuari, dhe ajo filloi të përkeqësohej, ndërsa unë stërvitesha dhe luaja me dhimbje.

Gjithmonë bëj më të mirën me fanelën e Chelsea-t, ashtu si bëj me kombëtaren. Ju uroj të gjithëve për mesazhet, për motivimin dhe përshëndetjet.

Ju premtoj se do të kthehem më i fortë se kurrë”, ka shkruar ai, para se t'u lërë një falenderim edhe mjekëve.

Duhet të theksohet se Enzo Fernández luajti 40 ndeshje për Chelsean këtë sezon, në të cilat kontribuoi me shtatë gola dhe tre asistime. Pas kësaj ndprhyrjeje kirurgjikale, Fernandez i ka dhënë fund sezonit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Enzo Fernández (@enzojfernandez)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll