Sport

Luis Enrique ka besim te PSG-ja, edhe pa Mbappe: “Vitin tjetër do të jemi më të mirë”

Trajneri spanjoll i skuadrës pariziene është shprehur i kënaqur me dinamikën e skuadrës, e cila mund të fitojë Ligue 1 këtë fundjavë.

26 Prill 2024, 16:19 Nga DOSJA
Luis Enrique ka besim te PSG-ja, edhe pa Mbappe: “Vitin tjetër do

FRANCE - Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Le Havre, Luis Enrique u tregua i kënaqur me dinamikën sportive që PSG-ja e tij ka arritur në muajt e fundit, e cila mund të jetë kampione e Ligue 1 këtë fundjavë, nëse fiton ndeshjen e saj të shtunën.

Trajneri spanjol pohoi se skuadra e tij po vijon një proces logjik rritjeje dhe se vitin e ardhshëm, pavarësisht lamtumirës së Mbappes, PSG do të jetë një ekip më i fuqishëm: “Kisha një skuadër të re, me shumë lojtarë të rinjn. Ndërtimi vazhdon, jam i bindur se vitin e ardhshëm do të jemi më mire”.

Luis Enrique nuk e fshehu lumturinë e tij në momentin që po kalojnë: "Ne arritëm në fund të sezonit në rrethana shumë pozitive. Nuk e kisha menduar kurrë një skenar kaq pozitiv. Është një moment i shkëlqyer, me të gjithë lojtarët në dispozicion përveç Kimpembe dhe Sergio Rico, që kanë një shans për të luajtur, secili prej tyre ka shumë ambicie”.

Një nga emrat e kësaj PSG në gjendje shkëlqimi është Ousmane Dembélé, i cili e ka gjetur ‘portën’ me lehtësi në ndeshjet e fundit. “Sulmuesit e nivelit shumë të lartë po kalojnë momente shumë të mira. Ousmane kishte shënuar vetëm një gol para Barcelonës, por ai dha 10 asistime dhe bëri shumë diferenca për ne. 

Ai po përjeton momentin e tij më të mirë në marrëdhënien me portën. Marrëdhënia e tij me golin është për shkak të qetësisë në atë moment Ai shënon shumë në stërvitje”,- pranoi trajneri për ish-lojtarin e Barçës.

Me një fitore këtë fundjavë, Luis Enrique do ta bëjë PSG-në kampion të Ligue 1, kështu që spanjoli do ta trajtojë lojën si pjesën tjetër të kampionatit francez: "Çdo ndeshje e PSG-së këtë sezon përfaqësonte një mundësi për lojtarët. Unë do të vazhdoj në të njëjtën mënyrë, pse Le Havre ka nevojë për pikë dhe nuk do të ketë hapësira, ne duhet të jemi kampionë në shtëpi”.

Pas ndeshjes kundër Lorientit të mërkurën, Luis Enrique iu afrua Kolo Muanit, një skenë që trajneri tha se ishte e nevojshme, për të folur me një futbollist që nuk është në maksimumin e tij: “Ai është një top lojtar, por është në një moment që nuk ka 100% besim. Kur të rifitojë besimin e tij do të jetë edhe më mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll