Bota

FOTOT/ Kamioni përplaset me pemën pasi aligatori i zuri rrugën, tre persona humbin jetën, vendasit copëtojnë zvarranikun nga zemërimi

Zvarraniku u shfaq papritur në rrugë përpara makinës, në të cilën ndodheshin gjithësej shtatë persona.

26 Prill 2024, 17:51 Nga S.B
FOTOT/ Kamioni përplaset me pemën pasi aligatori i zuri rrugën,
pamje nga ngjarja

MEKSIKË- Një tragjedi ka ndodhur në shtetin meksikan Sinaloa me tre persona që kanë humbur jetën teksa mjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një aligator dy metra në mes të natës. Të rinjtë, të gjithë të moshës nga 20 deri në 22 vjeç, vdiqën tragjikisht pasi kamioni me të cilin po udhëtonin u përplas me aligatorin.

Zvarraniku u shfaq papritur në rrugë përpara makinës, në të cilën ndodheshin gjithësej shtatë persona. Ndërsa shoferi po përpiqej të manovronte, mjeti goditi aligatorin dhe më pas përfundoi duke u përplasur me një pemë.

FOTOT/ Kamioni përplaset me pemën pasi aligatori i zuri rrugën,
pamje nga ngjarja

Nga përplasja humbën jetën tre persona, ndërsa katër të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital. Gjithashtu mbeti i vrarë edhe aligatori dhe trupi i tij u gjet në mes të rrugës pranë rrënojave.

FOTOT/ Kamioni përplaset me pemën pasi aligatori i zuri rrugën,
pamje nga ngjarja

Katër të plagosurit janë dërguar në spital, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe kanë pësuar lëndime në kokë. Vendasit më vonë e copëtuan kafshën e ngordhur nga zemërimi.

aligator meksike aksident

Sondazh

Poll