Bota

Vazhdon gjyqi, Andrew Tate dhe vëllai Tristan do të gjykohen në Rumani për përdhunim dhe trafikim njerëzor

Nuk është caktuar një datë nga gjykata që ka shqyrtuar provat e prokurorëve por dyshja kanë apeluar.

26 Prill 2024, 17:34 Nga S.B
Vazhdon gjyqi, Andrew Tate dhe vëllai Tristan do të gjykohen në
Andrew Tate

RUMANI- Gjyqi i influencuesit Andrew Tate dhe vëllat të tij Tristan do të vazhdojë, thotë një gjykatë në Rumani. Nuk është caktuar një datë nga gjykata që ka shqyrtuar provat e prokurorëve por dyshja kanë apeluar.

Andrew Tate, 37 vjeç dhe Tristan, 35 vjeç, u arrestuan dhjetorin e kaluar mbi akuzat për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formim të një bande kriminale – akuza që ata mohojnë. Personalitetet e internetit kërkohen gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar për shkelje seksuale që dyshohet se janë kryer atje.

Vëllezërit Tate, të cilët janë shtetas të dyfishtë MB-SHBA, akuzohen për shfrytëzimin e grave nëpërmjet një biznesi të përmbajtjes për të rritur, të cilin prokurorët pretendojnë se vepronte si një grup kriminal. Dy bashkëpunëtore rumune u përmendën gjithashtu së bashku me vëllezërit në një padi të botuar në qershor të vitit të kaluar dhe u identifikuan shtatë viktima të supozuara.

Andrew Tate është ndaluar nga platformat e mediave sociale për shprehjen e pikëpamjeve mizogjene. Ai ka pohuar vazhdimisht se prokurorët rumunë nuk kanë prova kundër tij dhe se ka një komplot për t'i mbyllur gojën.

Të premten, gjykata në Bukuresht tha se çështja plotësonte kriteret ligjore dhe do të vazhdonte. Këshilltari kryesor i vëllezërve, Eugen Vidineac, tha se vendimit "i mungon baza ligjore dhe arsyetimi".

"Ne kemi paraqitur një apel të fortë pasi besojmë se vendimi është i paligjshëm." tha Vidineac.

andrew tate rumani

Sondazh

Poll