Bota

Berlini përkujton Alexei Navalny-n me një koncert, dalin detajet e para në lidhje me datën dhe pjesmarrësit

Në koncert do të marrin pjesë grupet Kasta, reperi Noize MC dhe këngëtarja Aigel.

26 Prill 2024, 17:05 Nga S.B
Berlini përkujton Alexei Navalny-n me një koncert, dalin detajet e
Alexei Navalny

BERLIN- Bashkëpunëtorët e liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny kanë njoftuar organizimin e një koncerti për të nderuar kujtimin e tij. Koncerti do të mbahet në Berlin më 4 qershor, në ditën e lindjes së politikanit, thotë në njoftimin e sotëm kanali “Navalni's Team” në Telegram.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi që emri dhe idetë e Navalnyt të dëgjohen gjithnjë e më shumë. Putin vrau Navalny. Por ai nuk mund të mposhtet, përderisa e kujtojmë dhe përderisa ka njerëz që flasin për të”, thuhet në njoftim.

Në koncert do të marrin pjesë grupet Kasta, reperi Noize MC dhe këngëtarja Aigel. Pas njoftimit për vdekjen e Alexei Navalny në koloninë e burgut "Ujku Polar" në Yamala, lëvizja Demokrati-JA e.V. apeloi që një pjesë e rrugës që të çon në ambasadën ruse në Berlin të riemërtohet në rrugën Alexei Navalny.

Në dy muaj më shumë se 47,000 njerëz nënshkruan peticionin. Më 4 prill, një apel me të njëjtën përmbajtje është dorëzuar në bashkinë e Hagës. Gjithashtu muzikantët rusë shkruan një këngë kushtuar Alexei Navalny.

Më 26 mars, ditën e 40-të pas vdekjes së Alexei Navalny, një pjesë 10-minutëshe e titulluar "Në kujtim të Alexei Navalny" u publikua në kanalin Navalny Live YouTube.

Partnerët e udhëheqësit të ndjerë nuk thanë se kush mori pjesë në regjistrimin e tij, por shikuesit mund të njihnin zërat e gazetarit Leonid Parfionov, reperit Noize MC, këngëtares Zebfira, aktorit Artur Smolyannikov dhe shumë të tjerëve.

berlin lideri i opozitës rusë alexei navalny

Sondazh

Poll

Bota 26 Prill 2024, 14:38 E. D

BE premton miliona euro për Gazën

foto ilustruese GAZA- Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro për ndihmën e nevojshme humanitare për palesti...