Bota

Plani për kolonizimin e planetit Mars, Elon Musk zbulon se kur dhe si do të ndodhë

Kjo është një nga sfidat e tij më të mëdha.

26 Prill 2024, 16:54 Nga S.B
Plani për kolonizimin e planetit Mars, Elon Musk zbulon se kur dhe si do
Elon Musk

SHBA- Miliarderi mediatik Elon Musk, është shfaqur optimist për planetin Mars dhe sipas tij kolonizimi është i mundur. Në fakt, ai tashmë ka dhënë një datë se kur, sipas parashikimeve të tij, mund të arrihet ky moment historik dhe ka ndarë detaje se çfarë do të duheshin për ta arritur atë.

Kjo është një nga sfidat e tij më të mëdha. Për më tepër, ai ka treguar besim pavarësisht problemeve të përsëritura që raketa e tij Starship ka pasur në çdo lëshim të saj.

Dhe data tashmë është caktuar dhe do të ndodhë pikërisht 20 vite nga tani. Kështu, hapat e ardhshëm do të jenë krijimi i superfabrikave për kompaninë e tij dhe një vend i përshtatshëm për lëshimin e raketave të saj të mëdha hapësinore.

Synimi i tij është thjesht të dërgojë mijëra anije kozmike në Mars në mënyrë që të jetë në gjendje të kryejë një koloni. Në fakt, ai ka vënë një numër për ta kolonizuar: një milion banorë që sipas miliarderit do të duheshin për të populluar planetin si fillim.

elon musk mars planeti mars

Sondazh

Poll

Bota 26 Prill 2024, 14:38 E. D

BE premton miliona euro për Gazën

foto ilustruese GAZA- Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro për ndihmën e nevojshme humanitare për palesti...