Sport

E FUNDIT/ Pedro Rocha, rikonfirmohet si president i Federatës Spanjole të Futbollit, pavarësisht pengesave të tij ligjore...

Pedro Rocha, i cili tashmë e mbante këtë post në mënyrë të përkohshme, u emërua të premten president i Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF), ndërsa akuzohet për aferën korruptive që po trondit institucionin.

26 Prill 2024, 15:43 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Pedro Rocha, rikonfirmohet si president i Federatës Spanjole

SPANJE - Pedro Rocha u konfirmua këtë të premte si kreu i Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF). Teksa vepronte që nga gushti 2023 pas largimit të Luis Rubiales nga skandali i puthjes së detyruar të një prej kampioneve spanjole të botës, Jennifer Hermoso, lideri 70-vjeçar u emërua president i RFEF nga komisioni zgjedhor.

Kandidati i vetëm Pedro Rocha, përforcohet pra në këtë pozicion si numri 1 i Federatës edhe pse është i paditur për aferën korruptive që prek institucionin dhe se këtë të enjte qeveria spanjolle e vendosi RFEF-në nën mbikëqyrje. Nga kjo e hënë, ai do të ngrejë komitetin e tij drejtues, me qëllim organizimin e zgjedhjeve në shtator 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll