Aktualitet

Protesta para bashkisë/ Malkaj: Të ngrihemi të gjithë djem dhe pleq! Fshati digjet dhe kurva krihet

Malkaj gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve u bëri thirrje të gjithëve që të dalin të protestojnë që kryebashkiaku Veliaj të japë dorëheqjen. Ai me tej shtoi se Erion Veliaj të cilin e cilësoi kriminel zhduku Dajtin. 

26 Prill 2024, 11:34 Nga N.F
Protesta para bashkisë/ Malkaj: Të ngrihemi të gjithë djem
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës. Malkaj gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve u bëri thirrje të gjithëve që të dalin të protestojnë që kryebashkiaku Veliaj të japë dorëheqjen. Ai me tej shtoi se Erion Veliaj të cilin e cilësoi kriminel zhduku Dajtin. 

"Me tollonin mirë jeni? Dua të më bëni një nder të vogël, e dua edhe nga policët, të lëshojmë një klithme që të shkojë deri tek kryeministria. Rroftë teatri. Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet e bukura të Evropës sepse ka mal. Më gjeni ku është mali? Ky krimineli e zhduku Dajtin. Mua më pëlqejnë shprehjet popullore. Fshati digjet dhe kurva krihet. Gjejeni vetë kush është kurva. Të ngrihemi të gjithë djem dhe pleq," u shpreh Malkaj.

protesta para bashkise se tiranes mehdi malkaj

Sondazh

Poll