Aktualitet

U ekzekutua brenda burgut të Peqinit, Prokuroria e Elbasan hedh poshtë pretendimet e familjarëve: Personi i vrarë është Arben Lleshi

Mësohet se konfirmimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve. Ky konfirmim ka ardhur pasi familjarët e Lleshit refuzuan ta varrosnin me pretendimin se ai nuk është i afërmi i tyre.

26 Prill 2024, 11:19 Nga N.F
U ekzekutua brenda burgut të Peqinit, Prokuroria e Elbasan hedh poshtë
Arben Lleshi

ELBASAN- Prokuroria Elbasan ka konfirmuar ditën e sotme se personi i vrarë në burgun Peqin është Arben Lleshi. Ky verifikim është bërë pas pretendimeve të familjes së viktimës se trupi i pajetë nuk ishte i të afërmit të tyre. Mësohet se konfirmimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve. Ky konfirmim ka ardhur pasi familjarët e Lleshit refuzuan ta varrosnin me pretendimin se ai nuk është i afërmi i tyre.

Arben Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe dhe nuk kishte kontakte me familjarët sepse asnjë nuk kishte shkuar për ta takuar. Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj. Mjacaj po ashtu ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015. Dyshohet se shkak i vrasjes së Arben Lleshit të jetë gjakmarrja por që deri më tani policia nuk nuk ka mundur të identifikojë porositësit e kësaj vrasjeje. Dyshimet për gjakmarrje është pista kryesore pasi familja Leshi prej 12 vitesh është në hasmëri. Familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë dhe sërish i frikësohen një hakmarrje tjetër.

arben lleshi vrasje burg prokuroria e elbasanit

Sondazh

Poll