Politike

Protesta e opozitës/ Balliu: Vazhdon misioni i nisur për drejtësi të vërtetë! Hajdutët e bashkisë janë më të organizuar se Ndrangheta

Më tej ai shtoi se drejtësia refuzon që të hetojë hajdutë në këtë bashki si një organizatë kriminale ndërsa tha se ata janë më të organizuar se Ndrangheta. Balliu tha se nuk ka asnjë diskutim që shefi i organizatës 5D, është Erion Veliaj.

26 Prill 2024, 12:17 Nga N.F
Protesta e opozitës/ Balliu: Vazhdon misioni i nisur për drejtësi
Balliu

TIRANË- Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen 5D. Balliu gjatë fjalës së tij para protestuesve u shpreh se vazhdon misioni i nisur për drejtësi të vërtetë. 

Më tej ai shtoi se drejtësia refuzon që të hetojë hajdutë në këtë bashki si një organizatë kriminale ndërsa tha se ata janë më të organizuar se Ndrangheta. Balliu tha se nuk ka asnjë diskutim që shefi i organizatës 5D, është Erion Veliaj.

Sot vazhdon një mision i nisur jo për çështje politike, por një mision i nisur për një drejtësi të vertëtë, sepse thelbi dhe problem i gjithë çështjeve në Shqipëri sot është mungesa e drejtësisë. Shikoni pak që sot drejtësia refuzon që t'i hetojë këta hajdutë në këtë bashki si një organizatë kriminale.

Ndërkohë që këta ishin më të organizuar se Ndrangheta, më të organizuar se çdo mafia tjetër që ka qenë në Shqipëri, pse?! Sepse në krye të tyre ishte dhe qëndron, ai që është kryehajduti i Tiranës , Erion Veliaj. Nuk ka asnjë diskutim që shefi i organizatës 5D, është Erion Veliaj.

Dhe është një turp që sot ai është i lirë, ndërkohë që arrestohen të rinj dhe të reja që denoncojnë korrupsionin e kryehajdutit të Tiranës. Të nderuar miq dhe efektivë policie, që sot ndodheni aty, pyeteni pak veten: A jeni në krahun e duhur të kësaj çështjeje? A nuk jeni ju ata që u vodhët me uniforma 500 euro kapelja nga këta? A nuk jeni ju ata që keni sot, rrogën më të ulët në rajon sepse lekët i fut në xhep, Erion Veliaj?

protesta para bashkise se tiranes klevis balliu

Sondazh

Poll