Sport

Federata Spanjole vendoset nën mbikëqyrje të qeverisë… akuzohet për korrupsion

Këtë të enjte, qeveria spanjolle njoftoi se po e vendos Federatën Spanjole të Futbollit (RFEF), e cila nodhet në mes të një krize, nën mbikëqyrje.

26 Prill 2024, 07:30 Nga DOSJA

Federata Spanjole vendoset nën mbikëqyrje të

SPANJE - Qeveria spanjolle njoftoi të enjten vendosjen nën mbikëqyrje të Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF), në qendër të një hetimi për korrupsion, pasi u trondit nga skandali i puthjes së detyruar të ish-presidentit të saj Luis Rubiales.

“Qeveria spanjole e miratoi këtë vendim për të korrigjuar situatën serioze në të cilën ndodhet RFEF, në mënyrë që njësia të mund të fillojë një fazë rinovimi në një klimë stabiliteti,”- tha Këshilli Superior Sportiv (CSD), një organ që varet nga Ministria e Sporteve.

Konkretisht, “një komision mbikëqyrjeje, standardizimi dhe përfaqësimi i krijuar nga CSD” dhe i udhëhequr nga “personalitete të pavarura”, do të ushtrojë “mbikëqyrjen e RFEF-së gjatë muajve të ardhshëm”, në “interesin e Spanjës”,- shton njoftimi për shtyp. Spanja është kandidat për organizimin e Kupës së Botës 2030, së bashku me Portugalinë dhe Marokun.

Një hetim për korrupsion është duke u zhvilluar në RFEF…

E tronditur tashmë nga skandali i puthjes së detyruar të Luis Rubiales, me kampionen e botës Jennifer Hermoso verën e kaluar, pas kurorëzimit në Kupën e Botës, RFEF tani është në qendër të një hetimi për korrupsion, që çoi në padinë e ish-‘të fortit’ të futbollit spanjol dhe pasuesit të tij të përkohshëm në krye të Federatës, Pedro Rocha.

Gjykata Administrative e Sportit (TAD) vlerësoi në një raport të fundit se Rocha dhe drejtuesit e tij të përkohshëm kishin bërë gabime “shumë të rënda”, duke marrë vendime që shkojnë përtej kompetencës së tyre. Është i njëjti raport i TAD që çoi në vendimin e marrë të enjten.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll