Sport

Kaos në Spanjë! Maroku kërkon të përfitojë dhe i bën presion FIFA-s, të anulojë finalen e Kupës së Botës nga “Bernabeu”

FIFA po vëzhgon nga afër evoluimin e situatës dhe ka njoftuar nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhjeje…

26 Prill 2024, 08:00 Nga DOSJA

Kaos në Spanjë! Maroku kërkon të përfitojë dhe i

ZVICER - Ndërhyrja e qeverisë në Federatën Spanjole të Futbollit ka tronditur UEFA-n dhe FIFA-n dhe tani, sipas ‘AS’, kombëtarja spanjole dhe klubet rrezikojnë të përjashtohen nga garat ndërkombëtare.

FIFA ka vëzhguar nga afër evoluimin e situatës dhe ka njoftuar nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhjeje, duke pasur parasysh se Federata Spanjole është ndër më të fuqishmet në botë dhe së bashku me Portugalinë dhe Marokun do të presë Kupën e Botës 2030.

E njëjta gazetë spanjole, në një artikull tjetër, thotë se brenda RFEF-it ndihen të mbështetur nga FIFA dhe UEFA përballë impulsit të CSD-së për të “ndërhyrë” në Federatë përmes Komisionit të Rregullimit. Nga ana tjetër, ata janë të shqetësuar, pasi besojnë se dy institucionet ndërkombëtare që rregullojnë futbollin, FIFA dhe UEFA, nuk do të dridhen nëse KSD do të këmbëngulë.

Spanja dhe klubet jashtë garave ndërkombetare?

Shqetësimi përballë një skenari, që RFEF e përkufizon si "kaotik", nuk e përjashton mundësinë e përjashtimitë të skuadrave spanjole nga garat evropiane në sezonin e ardhshëm dhe të Spanjës nga kampionati europian.

Për më tepër, Maroku përfiton nga përçarja midis CSD dhe RFEF, për të forcuar synimin e tij për të marrë komandën e ofertës iberike për Kupën e Botës. Në këtë kuptim, ata po i bëjnë presion të fortë FIFA-s për të organizuar finalen e Botërorit 2030 në territorin e tyre dhe jo në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, siç ishte planifikuar para gjithë këtij kaosi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll